Paris, 7 prill – Presidenti francez, Emanuel Makron mbrëmë bisedoi në telefon me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh për gjendjen në Libi.
Makron dhe Guteresh e “cekën rëndësinë e zgjidhjes politike të krizës aktuale me respektimin e së drejtës humanitare dhe rezolutës së Këshillit të Sigurimit”, kumtoi presidenca franceze.
“Franca do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet ndërmjetësuese të Kombeve të Bashkuara në Libi”, ceket në kutmesë.