Paris, 31 janar – Bregziti është alarm historik që duhet të dëgjohet në të gjitha shtetet dhe nga të gjithë në Evropë dhe për shkak kësaj duhet të mendojmë, deklaroi presidenti francez Emanuel Makron.
Fushata për referendum, që solli në votimin e Britanisë së Madhe për largim nga Bashkimi Evropian, duhet të jetë përkujtues për “atë që gënjeshtrat mund t’ia bëjnë demokracisë tonë”, theksoi Makron në një fjalim televiziv.
Francezi thotë se votimi për Bregzit ka qenë i mundur “sepse shumë shpesh e kemi bërë Evropën viktimë, por edhe për atë pse nuk e ndryshuam mjaftueshëm Evropën tonë”.
“Evropianëve u duhet BE-ja t’i mbrojë interesat e tyre para Kinës dhe SHBA-së dhe t’i zgjidh çështjet siç janë emigracioni, ndryshimet klimatike dhe ekonomia digjitale, por në të vërtet u duhen reforma të thella që të jetë më sovran dhe demokrati”k, shtoi Makron.(koha.mk)