Paris, 22 prill – Presidenti francez, Emanuel Makron sot deklaroi se bota duhet ta respektojë mjedisin jetësor por edhe t’i fuqizojë shpenzimet për investime dhe tregti dhe pohon se pa këtë nuk do të ketë kalim drejt ekonomisë më të gjelbër.
“Të ndërmerret aksion për klimën do të thotë rregullim dhe rregullim i nivelit ndërkombëtar”, tha Makron në samitin vritual global për klimën nikoqir i së cilit është presidenti amerikan, Xho Bajden.
Bajden i ftoi 40 shefa të shteteve dhe qeverive në samit dyjavor për klimën në përpjekje ekonomikët e mëdha të vendosin qëllime të larta për uljen e nivelit të gazrave të dëmshëm me efekt të kopshtit të qelqtë.