Presidenti francez Emanuel Makron sot ka bërë thirrje për paqe dhe rend në prag të protestave të reja të “jelekëve të verdhë” të caktuara për nesër, fundjava e pestë me radhë.
“Mendoj se demokracia jonë nuk mund të pranojë okupim të të mirës publike dhe elementeve të dhunës të cilat i kanë shënuar protestat e kaluara, veçanërisht në qendër të qytetit. Vendit tonë i nevojitet paqe dhe rend. Nevojitet që sërish normalisht të funksionojë”, tha Makron pas samitit të BE-së në Bruksel.
Ai theksoi se i ka dëgjuar kërkesat e protestuesve dhe se do ta realizojë premtimin se së shpejti do të hyjnë në fuqi lehtësimet tatimore.
Makron i hodhi poshtë thirrjet që të japë dorëheqje.
Në pritje të protestës së pestë të caktuar për fundjavë, shefi i policisë së Francës tha se në kryeqytet do të sistemohen automjete të blinduara dhe mijëra policë.