Paris, 2 prill – Presidenti francez Emanuel Makron i cili sot në Paris pati takim me kryeministrin iranian Leo Varadkar, nuk e fshehu shqetësimin për Bregzitin, njofton korrespondenti i MIA-s, raporton gazeta KOHA.
“Prioriteti ynë duhet të jetë funksionimi i duhur i Bashkimit evropian dhe tregu i vetëm. BE-ja nuk mund të jetë peng i përhershëm i zgjidhjes së krizës politike në Mbretërinë e Bashkuar”, theksoi Makron.
Ai shtoi se mossuksesi që të prezantohet “plani i besueshëm alternativ deri më 10 prill”, Londra “de fakto do të vendos të dalë pa marrëveshje”.
Makroni theksoi edhe se Franca dhe Evropa “asnjëherë nuk do t’i braktisin çka do që të ndodh Irlandën dhe irlandezët”.
Nga ana e tij, Varadkar përkujtoi se “ende ka kohë që kryeministrja britanike të parashtrojë propozime”.
“Mendoj se duhet të mbetemi të hapur për çdo propozim që ajo do ta japë”, theksoi Varadkar.(koha.mk)