Bruksel, 13 dhjetor – Presidenti francez Emanuel Makron sot deklaroi se asnjëherë nuk do ta vija Evropën para kërkesave të popullit francez, ndërsa këtë e porositi disa ditë pasi paralajmëroi masa të shtrenjta që t’i qetësojë protestat për shkak të rritjes së tatimeve, dhe të cilat do ta rrisin deficitin buxhetor të Francës.
“Asnjë vend nuk mund të përparojë nëse nuk e dëgjon zemërimin legjitim të popullit të vet, zemërim i cili shprehet gjithkund në Evropë”, tha Makron para fillimit të samitit të BE-së në Bruksel.
Presidenti francez theksoi se “beson në konceptin evropian, por se asnjëherë nuk do ta zbatojë kundër synimeve të cilat i konsideron për legjitime”.
“Konsideroj se këto dy punë mund të pajtohen dhe këtë tentojmë ta arrijmë” përfundoi Makron.
Uljen e tatimeve dhe masat e tjera që i ka propozuar që ta qetësojë zemërimin e “jelekëve të verdhë” me siguri do ta rrisin deficitin buxhetor francez në nivel që e tejkalon pragun e Komisionit Evropian prej tre për qind nga BPV, vlerësojnë mediat lokale