Koçan, 7 nëntor – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), i jep mbështetje vetëqeverisjes lokale në Koçan, për zgjidhjen e problemit me shfrytëzimin e tepërt të ujit gjeotermal, për të cilin do të ndërmerren kontrolle të jashtëzakonshme, paralajmëroi zëvendësministri Jani Makraduli, gjatë vizitës së sotme të punës në Komunën e Koçanit.
“Në pajtim me udhëzimet e fundit nga kabineti i kryeministrit, sipas të cilëve të gjithë inspektorët vendosen në dispozicion të MAP-it, me asistim nga MPB-ja, do të kërkojë të bëhet kontroll i jashtëzakonshëm i kombinuar nga më shumë inspektorë, të cilët janë të ndryshëm për nga natyra. Por, çdonjëri nga sfera e vet mund të kontribuojë për detektimin e problemit, pas të cilit do të vijojnë masat për zgjidhjen e tij. Është evidente se është keqpërdorur e drejta e koncesionit, të cilët e ka fituar një koncesionar privat, për çka jemi të brengosur për nivelin e ulët të ujit gjeotermal në pishinë. Si dhe për lëshimin e ujit të ngrohtë në lumin Bregallnica, e cila ndikon për shkatërrimin e biodiversitetit”, theksoi zëvendësministri Makraduli.
Sipas tij, pas pranimit të rezultateve nga kontrolli i jashtëzakonshëm i inspektorëve, mbi punën e koncesionarit privat të ujit gjeotermal, do të dihet se çfarë masa do të ndërmerren, me çka ai nuk e përjashton mundësinë e marrjes së koncesionit.
Në takimin me zëvendësministrin, prezent ishin edhe anëtarët e Këshillit të Komunës së Koçanit, të cilët në konferencën për shtyp njëzëri kërkuan nga të gjitha institucionet kompetente ndërmarrjen e masave urgjente për shterjen e pakontrolluar të ujit gjeotermal, i cili si problem është i pranishëm shumë vite.
Sipas të dhënave nga ndërmarrja komunale “Ujësjellësi”, e cila ekonomizon me sistemin “Geoterma”, para fillimit të kësaj sezone të ngrohjes është regjistruar rënie e nivelit të ujit gjeotermal në pishinën nëntokësore për 55 metra, e cila e bën gjendjen alarmante.
Si arsye theksohet shterja e pakontrolluar e ujit nga ana e koncesionarit privat, i cili posedon kompleks me serra. (koha.mk)