Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli theksoi se rasti me minierën Kanzandoll nuk dëshiron të politizohet, sepse siç tha ai porositë janë të qarta. “Mosrespektimi i procedurës është i qartë. Në Komisionin për sisteme ekonomike të premten kaloi vendimi për heqjen e koncesionit dhe mbetet Qeveria të marrë vendim. Kuptohet ne vlerësojmë dhe jemi thellë të bindur se procedurat janë respektuar, obligimet në pajtim me ligjin nuk u miratuan. Për këtë arsye edhe sjellim vendim të tillë. Besoj se nuk do të hyjnë në një variant të politizohet tërë rasti, por në pajtim me ligjet të veprohet edhe më tej”, thotë Makraduli.
I pyetur si e komenton paralajmërimin e pronarëve të Kazandollit se do të kërkojnë 380 milionë euro si dëmshpërblim, Makraduli thotë se mund të kërkojnë sa të duan, siç tha ajo veçmë është punë tjetër. “Qeveria ka për obligim të kontrollojë nëse është respektuar marrëveshja. Marrëveshja nuk është respektuar, nuk janë përmbushur obligimet dhe në bazë të marrëveshjes Komisioni për sistem ekonomik i propozoi Qeverisë ta marrë koncesionin”, tha Makraduli. Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Makraduli thotë se tani rreth rastit me minierën Ilovica ka një heshtje, ndërsa vlerëson se është e qartë edhe porosia e cila u mor nga qytetarët në rajonin juglindor.