Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, si përfaqësues i delegacionit të Maqedonisë, merr pjesë në takimin joformal të ministrave të mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor i cili sot dhe nesër mbahet në Talin, Estoni. Nga Ministria informojnë se eko-inovacionet dhe përshpejtimi i tranzicionit ndaj mënyrës më të qëndrueshme të jetës janë prioritet i Kryesimit estonez, të ndarë me treshen partnere Bullgari dhe Austri.
“Duke e pasur parasysh se njëri prej qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara për përballje me sfidat më urgjente sociale dhe ekologjike është sigurimi i modeleve për konsum dhe prodhimtari të qëndrueshëm, në takim është theksuar nevoja nga ristrukturimi i plotë i modeleve lineare të prodhimtarisë dhe shfrytëzimit të mbeturinave, në dobi të sistemit të përfunduar, ku prodhimet do të disejnohen dhe plasohen në treg për përdorim dhe riciklim të përsëritur”, qëndron në kumtesën e MMJPH.
Në ditën e parë të takimit, ministrat shkëmbyen qëndrime mbi tre tema të rëndësishme: temën e eko-inovacionit, transparencës së produkteve, qyteteve të zgjuara dhe financimit. Dita e dytë e takimit joformal të ministrave të mjedisit jetësor do të fokusohet në ndryshimet klimatike dhe do të diskutohet për pritjet, mundësitë dhe sfidat e mundshme që lidhen me promovimin e vizionit dhe objektivave të Traktatit të Parisit.
Në kuadër të takimit joformal ministror, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, zhvilloi takim bilateral me zëvendës sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Mjedisit të Estonisë, Melis Munt. Në takim me rëndësi të veçantë është përmendur bashkëpunimi në zbatimin e teknologjive të reja dhe teknologjisë së informacionit në luftën për mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit të shëndetshëm jetësor.