Shkup, 7 mars – Ligji për mbrojtje të pjesës së Matkës dhe ligji për mbrojtje të Park pyllit Vodno janë në fazën përfundimtare të përpunimit dhe me to do të rregullohen zonat e mbrojtjes në këto rajone. Për Matkën është në fazën përparuese, janë përgatitur të gjitha dokumentacionet dhe shpresoj se shpejtë do të hyjë në procedurë qeveritare, deklaroi sot zëvendësministri i Mjedisit Jetësor Jani Makraduli para fillimit të punëtorisë “Përgatitja e Planit të integruar nacional për energji dhe klimë (NECP) për periudhën 2020-2030.
Makraduli, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për ndërtimet pa leje në Matkë, tha se ndërtimet pa leje i vlerëson si negative që ndikojnë në natyrën, si të palejueshme dhe diçka që duhet të rregullohet dhe si Ministri e Mjedisit Jetësor tregojmë për mbrojtjen e natyrës si komponentë më e rëndësishme në ruajtjen e rrethinës së Shkupit.
Në atë kontekst potencoi se sipas ligjit që është në përpunim do të rregullohet se çka mund të ndërtohet në Matkë dhe Vodno.
“Ligji për Matkën është në fazën përparuese, janë përgatitur të gjitha dokumentet, dhe shpresoj se shpejtë do të hyjë në procedurë qeveritare. Të njëjtën e presim deri në fund të vitit ta bëjmë edhe për Vodnon, që përfundimisht të vendosen në bazë ligjore, se çka mund të bëhet, çka jo në këto bukuri natyrore”, tha Makraduli.
Theksoi se me dispozitat ligjore do të definohen zonat, se cilat do të jenë për mbrojtje të ashpër, cila zonë është për menaxhim aktiv, dhe cila për zhvillim të përmbajtur.
“Në secilën nga zonat e ndryshme do të mund të bëni diçka. Puna e zonave ka përfunduar dhe shpresoj se ligji shpejtë do të vjen në procedurë qeveritare. E njëjta vlen edhe për Vodnon. Do të ekzistojnë zona mbrojtëse në të cilat nuk do të mund të bëhet asgjë, derisa në tjera do të mund të intervenohet për rekreim dhe për objekte”, shtoi Makraduli.