Makinisti e ka ndalur trenin në pjesën qendrore të Austrosë, në afërsi të parkut nacional Gesaeuse, pasi që është vërejtur se mbi borë vetëm pak dukeshin brirët e dhisë së egër, transmeton Gazeta Metro
Banorët dhe turistët e Austrisë nuk janë të vetmit të cilët përballen me problemet e sasisë së madhe të borës, e cila e ka rënë me bollëk bë këtë vend alpin: videoja, të cilën të mërkurën e kanë publikuar hekurudhat e austrisë (OeBB), paraqet trenin e ndalur dhe dy punëtorë të OeBB-së, të cilët e shpëtojnë dhinë e egër.
Makinisti e ka ndalur trenin në pjesën qendrore të Austrosë, në afërsi të parkut nacional Gesaeuse, pasi që është vërejtur se mbi borë vetëm pak dukeshin brirët e dhisë së egër.
Treni është kthyer prapa deri të dhia e egër dhe dy punëtorë me lopata e kanë nxjerrë me kujdes dhinë.
Dhia e liruar pastaj nëper borën e thellë është kthyer prapa në natyre.