Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Tiranë. Për pasojë, një grua 63-vjeçare ka mbetur e plagosur.
Sipas njoftimit të policisë, një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ., 63 vjeçe, në bulevardin “Gjergj Fishta”.
E plagosura ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupin hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin.(koha.mk)