Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë mëngjesin e sotëm në rrugën Arllat Malishevë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës, sipas të cilës një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur. “Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës.