Shkup, 11 janar – Informojmë opinionin se është arritur marrëveshje me të cilën janë tejkaluar dallimet për të cilat kemi informuar se ekzistojnë, thuhet në kumtesën e përbashkët nga Qeveria dhe Lëvizja BESA, shkruan gazeta KOHA.
Më poshtë e japim të plotë njoftimin drejtuar mediave:
– Edhe njëherë konfirmojmë se shtetësia është “maqedonase”/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa është miratuar amendament i Ligjit kushtetues me të cilin konfirmohet shtetësia “maqedonase”/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, derisa ndryshe do të jetë për qytetarët shqiptar në gjuhën shqipe, dhe do të përcaktohet në të gjitha ligjet ku ajo është e nevojshme.
– Njëkohësisht, u pranua amendamenti i Amendamentit kushtetues XXXVI me të cilin konfirmohet se Republika në mënyrë të barabartë do të kujdeset për diasporën e të gjithë qytetarëve të vet.
– Në mënyrë plotësuese në ligjin për letërnjoftime do të shënohet edhe përkatësia etnike e qytetarëve.
– Për të gjitha çështjet tjera të cilat janë propozuar si amendamente do të tërhiqen sepse në mënyrë juridiko-formale nuk është e mundur të realizohen tani, ndërsa mbetemi të përkushtuar që në të ardhmen të punojnë në realizimin e tyre me qëllim që të mënjanojmë dhe llojin e tillë të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët, ndërsa për shkak të arritjes së vlerave të përbashkëta evropiane. (koha.mk)