Makedonija Gj.P. dhe Sileksi në garë për Kupën dhe daljen në Evropë

Nesër në arenën “Todor Proeski” në Shkupi do të luhet finalja e Kupës së Maqedonisë, në të cilën skuadra e Sileksit do të mbrojë trofeun kundër skuadrës së Makedonija Gj.P.

Trajneri i Makedonija GJ.P, Muharrem Bajrami para sfidës së madhe ndaj Sileksi theksoi se për të do të jetë finalja e parë si trajner dhe shpreson se do të arrij të fitoj atë.

“Na pret një finale kundër Sileksit, ku jemi me plot meritë duke eliminuar ekipet e mëdha dhe besoje se e meritojmë kupën e Maqedonisë. Respektojmë Sileksin edhe pse sivjet vjen nga Liga e Dytë. Bëhet fjalë për një ekip të fortë, pasi lehtësisht kalua sfidat e kampionatit. Është finale e parë për mua si trajner shpresojë të fitojë kupën”, deklaroi Muarem Bajrami, trajner i Makedonija Gj.P.

Advertisements

Edhe kapiteni i Makedonija GJ.P, Ermedin Adem dha mendimin e tij lidhur me ndeshjen e nesërme

“E respektojmë ekipin e Sileksin dhe jorastësisht janë në finale. Kishim ndoshta rrugën më të vështirë deri në finale, por besoj se do gëzojmë tifozët tanë me fitimin e Kupës”, tha Adem Ermedin, kapiten i Makedonija Gj.P.

Ndeshja finale mes Sileksit dhe Makedonija GJ.P do të nisë në ora 18:00.