Marakesh, 10 dhjetor – Marrëveshja globale e KB-së për emigrancion është miratuar zyrtarisht në Konferencën e sotme ndërqeveritare në Marakesh, Marok, të cilin më pas 164 vende e kanë miratuar me aklamacion.
Ky ishte kulmi i punës njëvjeçare dhe negociatave për dokumentin të cilin qeveria amerikane e mbështeti në kohën e presidentit Barak Obama, ndërsa administrata aktuale e Donald Trampit e hodhi poshtë.
Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antoi Guteresh bëri thirrje që “të mos i dorëzohemi frikës ose informacioneve të rreme”, lidhur me emigracionin. Duke folur në hapjen e debatit, ai i mohoi shumicën e gënjeshtrave rreth Marrëveshjes dhe i kritikoi nacionalistët dhe mbështetësit e mbylljes së kufijve. Guteresh u bëri thirrje udhëheqësve “t’i japin jetë” marrëveshjes.
Guteresh, pjesëmarrësve u porositi se pjesëmarrja e tyre në Konferencë e tregon rëndësinë të cilën bashkësia ndërkombëtare ia jep kërkimit për menaxhim më të mirë me emigrantët, përmes qasjes së bazuar në parimet e sovranitetit shtetëror, ndarjes së përgjegjësisë, jodiskriminimit dhe të drejtave të njeriut.
Marrëveshja ka për qëllim ta përforcojë bashkëpunimin ndërkombëtar me qëllim të “emigracionit të sigurt, të rregullt dhe ligjor”. Marrëveshja duhet të miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 19 dhjetor.
Konferenca në Marakesh u prit të jetë vetëm fazë formale në proces, por pas kritikave në shtetet personale, pesëmbëdhjetë vende njoftuan se e tërheqin ose e kanë ngrirë vendimin e tyre për mbështetjen.
Pothuasje 160 nga gjithsej 193 vende-anëtare të KB-së marrin pjesë në Marakesh. Qindra janë prezantuar në nivel të shefave të qeverive ose shteteve ose në nivel ministror, midis të cilëve edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e Greqisë, Spanjës dhe i Portugalisë.
Pakti global për emigrancion u miratua në Nju-Jork në muajin korrik, por vetëm dy të tretat e 190 vendeve që e konfirmuan, tani kanë përfaqësues në Makaresh.
Teksti jo i detyrueshëm i formulon parimet, si mbrojtje e të drejtave të njeriut, të drejtat e fëmijëve, njohjen e sovranitetit kombëtar dhe numëron propozime me emigracionet. Propozimet përfshijnë këmbim të informacioneve dhe përvojave, si dhe integrim të emigrantëve. Ai ndalon arrestime arbitrare, ndërsa arrestime lejon si zgjidhje të fundit.
Marrëveshja globale definon 23 tërësi, të cilat i mbulojnë të gjitha aspektet e emigracionit. Secila prej tyre përmban qëllim të përgjithshëm dhe listë të aksioneve të mundshme, të kryera nga praktikat më të mira të cilat shtetet mund t’i shfrytëzojnë për zbatimin e prioriteteve kombëtare emigruese. Por, duke e pasur parasysh atë se Marrëveshja nuk është obliguese, masat e numëruara, shtetet nuk janë të obliguara për t’i implementuar. Teksti është rezultat i dakorduar nga negociatat ndërqeveritare dhe çdo shtet është i obliguar t’i caktojë hapat e veta të mëtutjeshme.
Italia, Austria, Bullgaria, Hungaria, Polonia, Çekia, Sllovakia, Estonia, Letonia, Zvicra, Australia, Izraeli dhe Republika Dominikane, vendosën të mos dërgojë përfaqësues në Marakesh. SHBA-ja u tërhoqe nga përgatitja e Marrëveshjes me argument se ai përmban dispozita të cilat janë në kundërshtim me politikën emigruese të Donald Trampit.
Edhe krahas këtyre akuzave për prani në Marakesh, përfaqësuesi special i KB-së për emigracion Luiz Abror shfaqi siguri në ardhmërinë e tekstit, i cili do të jetë subjekt i rezolutës përfundimtare të KB-së më 19 dhjetor në Nju-Jork.
Megjithatë, ata që luftojë për të drejtat e njeriut mendojnë se Marrëveshja është e pamjaftueshme, veçanërisht për çështjen e qasjes së emigrantëve deri tek ndihma humanitare dhe shërbimeve themelore, si dhe për çështjen për të drejtat e refugjatëve punëtorë.
Kundërshtarët thonë se Marrëveshja paraqet sfidë për sovranitetin kombëtare dhe shprehin frikë nga fluksi i madh i emigrantëve.