Majorka ka privilegjin të thotë se është një nga skuadrat e pamposhtura në këtë fazë të sezonit. Nëse konsiderojmë tre kategoritë e pesë kampionateve madhore të Evropës, Mançester Siti, Barcelona dhe Majorka janë të vetmet skuadra që nuk kanë përjetuar shijen e hidhur të humbjes. Pas fitores në “Bernabeu”, skuadra e Valverdes ka tashmë 14 fitore she tre barazime në 17 ndeshjet e para të kampionatit, me një rekord tjetër që janë 45 golat e shënuar dhe vetëm 7 të pësuar. Ndërkohë Siti i Guardiolas ka 17 fitore dhe një barazim në 18 ndeshjet e para të sezonit dhe ka një avantazh të madh prej 14 pikësh ndaj ndjekësve më të afërt Mançester Junajted.
Por në kategorinë e dytë, Majorka është pjesë e treshes së pamposhtur në Evropë. në 19 ndeshjet e para të kampionatit, klubi ishullor ka regjistruar 12 fitore dhe shtatë barazime, katër prej të cilave radhazi. Të besuarit e Vinsent Moreno janë drejt rrugës së rikthimit në La Liga me 43 golat e shënuar kundrejt vetëm tetë të pësuarave, janë kandidatët kryesorë për t’u rikthyer.