Majmunët pushtojnë Indonezinë, kafshët e egra zbresin në zonat e banuara, vjedhin ushqim dhe rroba

41

Majmunët kanë pushtuar rrugët dhe banesat në Indonezi pas largimit nga habitati i tyre, kjo pamje me kafshët e egëra ka terrorizuar banorët. Banorër e zonës në fshatin Lembang të ishullit Java janë trembur nga prania e shumë majmunëve të cilët kanë filluar të vjedhin ushqime dhe rroba të tyre. Kafshët e egëra me praninë e tyre në fshat kanë detyruar banorët të zhvendosen në një hotel që po ndërtohet.

Kjo sjellje është e përsëritur, por ne kurrë nuk kemi parë kaq majmunë të vizitojnë fshatin tonë. Zakonisht, vitet e kaluara kanë ardhur grupe të vogla, ndërsa kohët e fundit po shihen dhjetëra të tillë. Kërkojmë ndihmë nga autoritetet për të qetësuar situatën”, u shpreh një banor.

Comments are closed.