Majlinda Kelmendi është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2016 nga një votim i fansave në rrjetin social Facebook, ka njoftuar Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF). “Dy herë kampionia e botës dhe bartësja e flamurit, Kelmendi, e cila për herë të parë i solli vendit medaljen e parë të artë olimpike në kategorinë -52kg, mori 5299. Kampionia olimpike e Rio-s u rendit para Rafaela Silvas që mori 2565 vota, ndërsa e treta ishte Kayla Harrison (SHBA)”, thuhet në njoftimin e IJF-së. Majlinda fitoi këtë vit medaljen e artë në RIO.