Majlinda Kelmendi ka shënuar fitoren e parë në Botërorin e xhudos, i cili po mbahet në Budapest. Kelmendi ka kaluar në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Budapest. Fituesja e medaljes olimpike, në rrethin e dytë të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, e ka mposhtur zviceranen, Evelyne Tschopp.
Në rrethin e tretë Majlinda do të përballet me xhudisten italiane, Odette Giuffrida.
Ndërkohë, edhe Distria Krasniqi ka mposhtur me ippon garuesen Nazakat Azizova nga Azerbajxhani. Xhudistja kosovare mposhti Azizovan në rrethin e dytë të Botërorit që po mbahet në Budapest.