Majlinda është kualfikuar në finale të Lojërave Evropiane, duke i siguruar medalje Kosovës.
Majlinda Kelmendi ka shënuar një tjetër fitore, këtë herë në gjysmëfinale të Lojërave Evropiane Minsk 2019, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Xhudistja jonë mposhti në gjysmëfinale me Ippon francezen, Amandine Buchard, duke i siguruar Kosovës medalje.
Ajo në finale do të kërkojë të artën.
Në rrethin e dytë pati punë me Fabienne Kocher, në kategorinë -52 kg, kurse në çerekfinale e mundi me Ippon Karolina Pienkowska të Polonisë.
LIVE – Gjysmëfinalja e Majlinda Kelmendit me Amandine Buchard (FRA)
LIVE – Gjysmëfinalja e Majlinda Kelmendit me Amandine Buchard (FRA)#Minsk2019 Sponsor i artë i KOK-ut, IuteCredit Kosova
Publiée par Kosovo Olympic Committee sur Samedi 22 juin 2019