Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e Artë në Paris. Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e Artë në Grand Slam të Parisit. Ajo e mposhti japonezen Natsumi Tsunoda. Kelmendi luftoi në kategorinë deri 52 kg. Kjo është hera e katërt me radhë që Majlinda triumfon në këtë turne.
Derisa, Nora Gjakova nuk ka arritur ta fitojë luftën për medalje të bronztë ndaj Tsukasa Yoshida në Grand Slamin e Parisit në xhudo, në kategorinë deri në 57 kilogramë. Xhudistja japoneze arriti ta mposht 1: 0 me pikë Gjakovën.
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e Bronztë në Grand Slam të Parisit. Distria Krasniqi, në kategorinë deri në -52kg, ka fituar medaljen e Bronztë në Grand Slam të Parisit pasi e mposhti francezen, Astride Gneto.