Shkup, 21 janar – Sekretarja e përgjithshme e sapoemëruar e Këshillit rajonal për bashkëpunim (KRB) Majlinda Bregu sot qëndron për vizitë punë në Maqedoni.
Bregu gjatë vizitës në Shkup është parashikuar të mbajë takim me zëvendëskryeministrin për Çështje evropiane Bujar Osmani.
Para fillimit të takimit është parashikuar edhe konferencë shtypi e Osmanit dhe Bregut.
Majlinda Bregu në fillim të vitit e ndërmori detyrën e sekretares së përgjithshme të Këshillit rajonal për bashkëpunim, trup ekzekutiv i Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, themelues i së cilës dhe anëtar me të drejtë të plotë është edhe Republika e Maqedonisë. Ajo në këtë funksion erdhi prejse në muajin prill të vitit të kaluar ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit, e votuan në Samitin në Slloveni.
Majlinda Bregu është politikane me përvojë nga Shqipëria, ish ministre e Eurointegrimeve, e cila fuqishëm e mbështet Bashkimin Evropian.
Bregu funksionin e ndërmori nga Goran Svilanoviq, i cili ishte në krye të Këshillit rajonal për bashkëpunim nga viti 2013 deri në vitin 2018, në dy mandate.