Sfidës së “10 viteve” i është bashkuar edhe politikania e njohur shqiptare Majlinda Bregu, por me një tjetër shtrirje kohore.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto të vjetër sëbashku me motrat e saj, e cila daton rreth 40 vjet më parë. “Aty afër 40 vjet challenge”,-përfundon Bregu, transmeton Gazeta Express.
Në këtë foto bardh e zi i shohim tre motrat Bregu shumë të vogla, por gjithnjë të afërta me njëra-tjetrën.