Shkup, 22 janar – Sekretarja e përgjithshme e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (KRB) Majlinda Bregu gjatë vizitës së saj dyditore në Maqedoni shfaqi mbështetje për agjendën reformuese evropiane të vendit.
Në takimet me kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, ministrin e Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të pushtetit ekzekutiv dhe ligjdhënës, Bregu u uroi miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, duke theksuar se kjo jo vetëm që e konfirmon rrugën drejt NATO-s dhe drejt negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian, por njëkohësisht është një lajm i mirë dhe paraqet erë pozitive për të gjithë rajonin.
Bregu njëkohësisht uroi edhe për hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me çfarë gjuha shqipe promovohet si gjuhë e dytë zyrtare.
Në takimet me Zaevin dhe Dimitrovin, siç kumtoi KRB, Bregu mori urime për emërimin e saj në funksionin dhe mbështetje për punën dhe aktivitetet e Këshillit.
Takimet e Bregut ishin në suaza të konsultimeve politike në rajon, duke filluar nga Sarajeva, duke vazhduar me Prishtinën dhe Shkupin, pas çfarë vijojnë vizita në Tiranë dhe Beograd.
KRB është trup ekzekutiv i Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore themelues dhe anëtar i plotfuqishëm i të cilit është edhe Republika e Maqedonisë. KRB kryesisht është i drejtuar në projekte për lehtësimin dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal në drejtim të europianizimin e rajonit.