Ministri i Diasporës të Shqipërisë, Pandeli Majko, u tha qytetarëve të Kosovës se nga data 1 janar e vitit 2019 nuk do të ketë kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Majko, i cili mbrëmë në qytetin e Skenderajt, në Kosovën Qendrore, mori pjesë në manifestimin kushtuar mërgimtarëve të Kosovës, theksoi se kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka marrë një vendim të tillë.
“Kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës duhet të hapet dhe kryeministri na tha që e ka marrë vendimin dhe se më datën 1 janar fillon qarkullimi i lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës”, potencoi Majko ndërsa deklarata e tij u prit me duartrokitje.
Në manifestimin në Skenderaj, morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi, por siç njoftuan mediat e Kosovës, asnjëri prej tyre nuk e komentoi informacionin që e publikoi ish kryeministri i Shqipërisë dhe ministri i Mbrojtjes, ndërsa tani ministër i Diasporës, Pandeli Majko.