Ylli hollivudian Majkëll Dagllas druan se fëmijët e tij me aktoren Kethrin Zeta Xhons, mund të kenë probleme me varësinë për shkak të një përcaktimi gjenetik.
Njëherit, aktori 74-vjeçar në të kaluarën ka qenë në rehablitim për varësi nga alkooli dhe droga, ndërsa në vitin 2012 pranoi se ka qenë i varur edhe nga seksi. Gjysmëvëllau i tij Erik në vitin 2004 ka vdekur nga mbidoza me drogë, kështu që tani ai druan edhe për djalin e tij Dilan (17) dhe vajzën e tij Karis (15), që të mos nisen në rrugën e njëjtë.
“Duke e njohur tani gjenetikën, kupton se duhet të jesh më i kujdesshëm rreth kësaj… Varësinë e ka “nga të dyja anët” në familjen time, kështu që duhet të kem më shumë vëmendje ndaj të rinjve. Zhvilloj dialog të hapur për këtë”, deklaroi aktori për “Dejli Ekspres”.
Djali i tij më i moshuar Kameron, nga martesa e parë, kaloi 7,5 vite në burg për shkak të veprimeve kriminele të ndërlidhura me drogë,