Shkup, 24 shtator – Këngëtari i njohur kosovar, Majk-u nesër (e martë) 25 shtator do të mbajë koncert në Sheshin Skënderbeu në Shkup. Koncerti nis në orën 19 e 45 minuta ndërsa organizator është Qendra Informative Kulturore në krye me Sermine Purrinin e cila e ka publikuar informatën në Facebook-un zyrtar, shkruan Gazeta Koha.
Ndryshe, reperi Kastriot Rexha i njohur si Majk u lind më 27 nëntor 1989. Hiti madh i kësaj vere është bashkëpunimi me Getoar Selimin “Paris Milano”.