Rijad Mahrez është në bisedime me Liverpulin, për zëvendësimin e Filip Kutinjo, por në të vërtetë ai preferon të firmosë për Arsenalin. Burime të sigurta pranë Mahrez kanë zbuluar se konkretisht po diskutohen detajet e transferimit me shefat e Liverpulit. Kjo, në vijim të transferimit të Kutinjos te Barcelona për shumën rekord prej £142milionë.
Pavarësisht mohimi publik të klubit, realisht algjeriani Mahrez është në listën e dëshirave të Liverpulit për këtë merkato dimri. Teksa avancimi i diskutimeve për finalizimin e transferimit të Nabi Keita është një prioritet, Mahrez është një opsion alternative që po eksplorohet nga Liverpuli këtë muaj, ndërkohë që po bëjnë llogaritë për të vazhduar pa Kutinjon.
Por, skuadra e Jurgen Klopp nuk është opsioni numër 1 i preferuar i Mahrez, që sapo ka blerë një pronë në Londër dhe preferon më shumë të transferohet te Arsenal, nëse një marrëveshje mund të arrihet. Gjithsesi, burimet pranë futbollistit konfirmojnë se deri tani nuk është zhvilluar asnjë bisedim me drejtuesit e “Topçinjve”. Nga ana tjetër Leiçester është i dëshpëruar që të mbajë shtrënguar organizatorin, ndërkohë që trajneri Klod Puel ka pretenduar se ylli i skuadrës së tij, Mahrez nuk dëshiron të largohet.