Mahrez: Leicesteri nuk e ka pranuar ende ofertën

Riyad Mahrez ka konfirmuar se Roma janë një klub i madh me të cilin do të donte të fliste, por nuk mund ta bëj këtë derisa Leicester City të pranojë një marrëveshje

22

Reprezentuesi i Algjerisë nga fillimi është rezervuar si zëvendësim ideal për Mohamed Salahun, por Leicester City vendosi një çmim prej 40 milionë eurosh për shërbimet e tij.

Deri tani dy oferta nga Giallorossët janë refuzuar, por ka shumë raporte për një qasje të re prej 35 milionë euro.

“Unë e di se Roma erdhën me ofertë, por asgjë nuk u pranua kështu që pak mund të bëj asgjë momentalisht”, ka thënë fillimisht Mahrez për Sky Sports News.

“Ata janë një klub i madh me të cilin do të doja të flisja, por nuk mund ta bëj derisa Leicester të pranojë një marrëveshje”.

“Leicesteri i di mendimet e mia, por unë do të vazhdoj të jap më të mirën për klubin siç kam bërë gjithmonë”.

“Është e qartë, është kënaqësi sa herë që lidheni me ndonjë klub të madh, por unë nuk kam biseduar me askënd sepse askush nuk ka pasur një ofertë të pranuar, por ka edhe një muaj deri në fund të afatit kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi anësori algjerian.

Comments are closed.