Riyad Mahrez është duke punuar që të kompletojë transferimin te Barcelona gjatë kësaj vere, raportojnë mediat spanjolle. Gazeta spanjolle “Sport” raporton se algjeriani objektiv kryesor gjatë verës ka kalimin në Nou Camp për të luajtur përkrah Lionel Messit dhe Neymarit.
Barcelona duhet të përgatit ofertën prej 35 milionë funteve nëse dëshiron të bëjë realitet ëndrrën e anësorit, të cilit i kanë mbetur edhe tre vjet kontratë me Leicester Cityn. Barcelona gjatë verës mund të transferojë një mesfushor pasi turku Arda Turan është lidhur me një kalim tek Arsenali.