TË MIRAT QË I SJELL LËKURËS. Para se të aplikoni kremi për nxirje të lëkurës artificiale, lyeni trupin me vazelinë në mënyrë që të keni lëkurë më të butë dhe në mënyrë që të ju shpërndahet kremi më mirë. Përdoreni para se të vendosni parfum në lëkurë, në këtë mënyrë vazelina e bën parfumin tuaj të zgjatë më shumë.
TË MIRAT QË I SJELL FYTYRËS SUAJ. Merrni pak vazelinë dhe vendoseni në një brushë për krehjen e vetullave, në këtë mënyrë krihni vetullat me të dhe do ti bëni ato të duken më të bukura dhe të qëndrojnë në formën e dëshiruar. Gjithashtu do të stimuloni rritjen e tyre. Për pastrimin e makijazhit nga fytyra është më i miri, ngase edhe e pastron lëkurën mirëpo në të njëjtën kohë edhe e ushqen atë. Lyeni buzët me të në mënyrë që të duken më të shkëlqyeshme dhe të mos ju qahen.
TË MIRAT QË I SJELL FLOKËVE. Për shërimin e majave të dëmtuara të flokëve përdorni vazelinën. Lyeni majat e flokëve dhe mbajini rreth 20-30 minuta pastaj pastroni me ujë të vakët në këtë mënyrë do të ju shëndoshen majat e flokëve të dëmtuara. Përdoreni si maskë për flokë duke e përzier pak vazelinë me ndonjë vaj esencial, kështu vendoseni në flokë lëreni të qëndrojë rreth 20 minuta dhe pastaj shpërlani flokët.
TË MIRAT QË I SJELL THONJVE TUAJ. Para se të lyeni thonjtë me llak lyeni gishtat me vazelinë në mënyrë që të mos i lyeni edhe gishtat me llak. Lyeni duart me vazelinë para gjumit në mënyrë që ti ushqeni thonjtë tuaj me të dhe në këtë mënyrë thonjtë do të ju vezullojnë me kohë më shumë.