Standard Liegi dhe Interi thuajse kanë arritur akordin për shitjen përfundimtare të Zinho Vanheusden te klubi belg për thuajse 12,6 mln euro dhe jo 18-20 siç edhe u përfol kohë më parëe. Sipas “dhnet.be”, ka një arsye se pse zikaltërit do të arkëtojnë vetëm “aq pak”: Standard mbante ende 30% të kartonit në rast rishitje të futbollist që u transferua te Interi në vitin 2015, duke iu bashkuar ekipit Primavera.
Kështu, ajo shifër iu mbajt Interit duke bërë skonton e 18 mln eurove deri në 12,6 mln euro, duke bërë kështu Vanheusden transferimin më të shtrenjtë në historinë e kampionatit belg (Nicoale Stanciu mbahej deri tani me 9,6 mln euro).
Siç parashikohej, zikaltërit kanë përfshirë edhe një klauzolë për riblerje brenda dy vitesh. Nëse do të duhet të marrë sërish shërbimet e futbollistit, Interi duhet të paguajë 18 mln eurot, ndërsa Standard do të rikuperonte kështu bastin e vendosur plus edhe 30% e tij.