Magjistari vdes derisa po performonte trukun e tij (VIDEO)

205

Një burrë i vetëshpallur “magjistar”, ka humbur jetën derisa është munduar të “pastroj shpirtin dhe trupin”. Lim Ba ka pësuar sulm në zemër dhe djegie të shkallës së dytë, derisa u mundua të bëjë një “trik” me një kazan të metaltë nën të cilin ishte ndezur zjarri, transmeton Telegrafi. Por, masa që po e ndiqte nga afër këtë ngjarje e kuptuan se diçka nuk është në rregull, kur burri filloi të troket brenda kazanit të nxehur nga zjarri. Ata menjëherë reaguan duke e zbritur në tokë dhe e nxorën nga kazani brenda të cilit kishte humbur vetëdijen. 68-vjeçari ishte munduar ta performoj pikën e njohur si “njeriu avull”, pranë tempullit kinez Kuala Sanglang Qinglond në Malajzi. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, mjekët e shpallën të vdekur në vendin ku ndodhi tragjedia.

Comments are closed.