Disa foto të shkrepura në Indonezinë e largët, ku pasqyrohet shpërthimi i vullkanit që ndodhet në malin Sinabung, po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale. Në foto shihet sesi kolona e hirit me zjarr ngrihet pothuajse pesë kilometra në qiell dhe banorët lokalë vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre. Gjithashtu shihet edhe sesi shumë të tjerë nuk e ndërpresin rutinën e tyre të përditshme, duke kryer punët e shtëpisë, apo duke shkuar në shkollë. Mali Sinabung kishte qëndruar në “gjumë” për katër shekuj para se të shpërthente në vitin 2010, në një ngjarje ku u vranë dy persona. Ndërsa kur shpërtheu në 2014, më shumë se 100 persona u vranë dhe mijëra u evakuuan.