Mafia e plehrave, Këlliçi zbardh aferën 75 mln euro me tre inceneratorët: Po të punonin, mjaftonin për gjithë Ballkanin

44

Teksa ka denoncuar prej ditësh mafien e plehrave, kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, zbërtheu skemën dhe shkeljet mbi të cilat jnë ngritur tre inceneratorët në Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Në një intervistë për Rtv Ora, Këlliçi tha këto tre projekte kanë marrë nga buxheti i shtetit deri tani 75 mln euro dhe asnjëri nuk funksionon.

Nëse do të ishte e kundërta, tre inceneratorët sipas tij do mjaftonin për të djegur të gjithë plehrat e Ballkanit.

Belind Këlliçi: Dua të ndalem te dy raste krejtësisht flagrante, rasti i Tiranës ku shkuam sërish sot dhe rasti i Elbasanit. Javën e shkuar me zonjën Zhupa shkuam te landfilli i Sharrës për të bërë një denoncim. Nuk ka bërë vaki, janë nxjerrë me porosi punonjësit e landfillit dhe firmës private për të na larguar. Pati përplasje duke na fyer për të na larguar. Landfilli i Sharrës është një skenë krimi ku katër vjet më parë humbi jetën 17-vjeçari Ardit Gjoklaj katër vjet më parë. Shkuam për të denoncuar një skemë mafioze që drejtohen nga Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe banda e Lushnjes me elementë të Ndraghetas.

Bëhet fjalë për transportin, grumbullimin në landfillin e Sharrës dhe inceneratorin e Tiranës. Të gjitha shifrat janë të manipuluara. Kompania e ka llogaritur që kostoja për ton për djegie ishte 26.1 euro, kërkonin dhe 2.9 euro normë fitimi dhe e përllogaritnin me 29 euro kur ndërkohë kostoja reale është 14.5 euro.

Ministria e Mjedisit ka përcjellë këtë ofertë në Ministrinë e Financave. Është një aferë që qytetarëve u ka kushtuar 25 mln euro deri tani dhe çdo vit bashkë me tarifën e pastrimit të qytetit të Tiranës kryeqytetasit i paguajnë pronarëve të inceneratorëve 51 mijë eurove në ditë. Në një landfill bëhet çdo ditë asgjesimi i 650 ton mbetje urbane pa kontroll, i nxjerr qytetarët e Tiranës konsumatorë më të mëdhenj se gjermanët dhe francezët. Kjo është skemë mafioze, guacka pas guackash. Pse ka tentativë kaq të fortë nga kompania dhe qeveria për të censuruar deklaratat për inceneratorët.

Çfarë ndodh në anën tjetër. Partnerja e Murel Mertirit që ka marrë inceneratorin e Tiranës shkon me 16 dhjetor 2014, dorëzon një projekt për inceneratorin e Elbasanit që shpallet fitues brenda ditës. Brenda një dite pune hartohet dhe miratohet kontrata prej 40 faqesh. Me 17 dhjetor Edi Rama e miraton në mbledhje qeveri dhe i kalon pronares 23 vjeçare të kësaj kompanie 21.6 milion euro. Është aferë korruptive e gjitha.

Nga ana tjetër ajo që ndodh në inceneratorin e Fierit që duhet të kishte përfunduar në shtator të vitit të kaluar, pasi miratohet prjekti kanë gjetur një kompani fantazmë italiane që 20% të kuotës së saj ja shet Klodian Zotos me 200 mijë lekë të vjetra.

Janë paguar 75 mln euro për tre inceneratorët dhe asnjeri nuk funksionon. Ditën që ka shkuar kryeministri është ndezur i Elbasanit, Fieri dhe Tirana nuk funksionojnë. Përllogariten të paguhen me qindra milionë euro deri në fazën përfundimtare. Tirana është e pisët, mbeturinat shkojnë në landfillin e Sharrës, groposen dhe shtypen. Më pas mbillet bar mbi to. Kemi denoncuar. Duhet të digjen, ka inceneratorë.

Pra në një rreze 70 km katrorë janë projektuar tre inceneratorë që nga fuqia mjaftojnë për të djegur të gjithë plehrat e Ballkanit dhe ndërkohë kryeqyteti është më i ndotur se kurrë.Bashkia Tiranë për vitin 2020 planifikon të mbledhë 2.2 mld lekë, 17% më shumë se vitin e kaluar.