Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është tallur me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke i çuar mesazh falënderimi, për siç ka thënë, ngritjen e tij në famë me kritika të vazhdueshme. “Ai (Trump) më ka bërë të lumtur nëpër botë. Çdo herë që më përmend, njerëzit më duan edhe më shumë”, ka thënë Maduro për televizionin shtetëror të Venezuelës, raporton Reuters. Ai ka shtuar se për të është nder për të fakti që lideri i SHBA-së flet aq shumë për të. “Kjo do të thotë se jam duke bërë gjen e duhur”, ka thënë Maduro duke qeshur. Trump e ka kritikuar aq shumë Maduron dhe partinë e tij në pushtet, Partia Socialiste, saqë ai është bërë lideri i opozitës në Venezuela.