Karakas, 3 korrik – Presidenti venezuelas Nikollas Maduro deklaroi se është i gatshëm të negociojë me opozitën për dalje nga kriza politike. Megjithatë, disa orë më vonë, lideri i opozitës, Huan Guaido, u përgjigj se “nuk do të negociojë me diktatorë”.
Maduro dhe Guaido i dërguan përfaqësuesit e tyre në Oslo në maj në bisedime nën patronazh të Qeverisë së Norvegjisë. Megjithatë, ata nuk arritën marrëveshje.
Lideri venezuelas i opozitës, Huan Guaido, theksoi se asnjëherë nuk do të jetë një moment i mirë për bisedime me presidentin Nikollas Maduro.
“Asnjëherë nuk do të jetë një moment i mirë për negociata me rrëmbyesit, diktatorët dhe ata të cilët i shkelin të drejtat e njeriut”, deklaroi Guaido në Kuvendin e Karakasit, të kontrolluar nga opozita.