Karakas, 6 korrik – Presidenti i Venezuelës Nikollas Maduro e ftoi opozitën për dialog me qëllim që të arrihet pajtimi kombëtar.
“E përsëris thirrjen time për dialog kombëtar, për shkak të paqes. Javën e ardhshme do të kem lajme të mira për rezultatet nga negociatat tona. Vazhdoj të insistoj në vendosjen e trupit të vazhdueshëm për dialog paqësor”, tha Maduro. Ai bëri thirrje për paqe dhe unitet kombëtar.
Maduro tha se është koha që të ndalohet përhapja e teorive të komplotit, thirrjeve për intervenim ushtarak dhe të anulohen sanksionet për Venezuelën.