Karakas, 10 janar – Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro ka filluar sot mandatin e dytë edhe krahas kritikave ndërkombëtare se zgjedhja e tij e serishme është joligjore. Me këtë edhe izolohet ky shtet jugo-amerikan ku kriza ekonomike po shndërrohet në katastrofë humanitare.
Liderët e partisë qeveritare Socialiste hedhin poshtë kritikat kundër Maduros dhe zgjedhjes së tij e cila do të zgjas deri në vitin 2025, duke ftuar në tubime dhe mbështetje përmes rrjeteve sociale.
Opozita konsideron se inaugurimi sot është moment ku Maduro në rafsh ndërkombëtar do të njihet si diktator pas zgjedhjeve të bojkotuara vitin e kaluar që bashkësia ndërkombëtare i konsideroi farsë.
Ceremonia ku do të jepet mandati është caktuar në ora 10 sipas kohës lokale.
Triumfi i Maduros nuk është si i i atij pararpak Hugo Çavez i cili ka përdorë të ardhura nga nafta që ta vërshojë Venezuelën me mallra të jashtëm derisa njëkohësisht subvenciononte ushqim dhe ilaçe.
Inflacioni sot është pothuajse dy milionë për qind, derisa paga minimale mjafton vetëm për një paketë vezë.
Nga viti 2015 rreth tre milionë banorë të Venezuelës kanë emigruar nga shteti që të shpëtojnë nga sëmundjet dhe uria, bëjnë të ditur Kombet e Bashkuara.