Karakas, 14 shkurt – Presidenti venezuelas Nikollas Maduro deklaroi se autoritetet nuk e kanë arrestuar liderin e opozitës Huan Guaido sepse gjykata nuk kanë lëshuar urdhër, por paralajmëroi: “Kjo do të ndodhë”, transmeton gazeta KOHA.
Maduro i deklaroi këto vërejtje në takimin me përfaqësues të mediave ndërkombëtare tri ditë pasi Guaido u kthye nga turneu nëpër SHBA dhe Evropë, duke e kundërshtuar edhe ndalesën gjyqësore për të për ta braktisur vendin.
Edhe krahas urdhrave, nëpunësit zyrtarë në kufi e kanë lëshuar Guaidon në vend, pasi ka mbërritur me fluturim komercial në aeroportin ndërkombëtar kryesor në Venezuelë.
Maduro tha se Guaido do të arrestohet ditën kur sistemi gjyqësor venezuelas do të marrë vendim se duhet të arrestohet, “për të gjitha krimet që i ka bërë”.
“Ajo ditë ende nuk ka mbërritur”, shtoi ai si përgjigje në pyetjen e reporterit të AP. “Por do të vijë”.
Lideri i opozitës tani për herë të dytë udhëtoi jashtë Venezuelës edhe krahas ndalesës. Edhe në të dyja rastet i është lejuar të kthehet në vend.(koha.mk)