Karakas, 30 janar – Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro iu drejtua sot drejtpërdrejt popullit amerikan, duke kërkuar prej tij ta parandalojë “Vietnamin në Amerikën e Jugut”, pwrcjellw gazeta KOHA.
Në videon prej 45 sekondash Maduro theksoi se administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp është përgjegjëse për tentimin për grusht shtet në Venezuelë.
Ai deklaroi se SHBA-ja përsëri dëshiron të vijë drejt rezervave të mëdha të naftës në Venezuelë.
Maduro theksoi se është i sigurt se ndodhet në “anën e drejtë të historisë”, duke i lutur qytetarët amerikanë që t’i mbajnë trupat e SHBA-së jashtë Venezuelës. (koha.mk)