Madrid, 28 tetor – Qeveria e Madridit sot në mëngjes e shkarkoi nga detyra shefin e policisë katalanase “Msos d’Eskuadra”, Zhozel Luis Trapero, një ditë pas vendosjes së kontrollit të drejtpërdrejtë mbi rajonin për shkak të dëshirës për ndarje nga Spanja. Vendimi është nënshkruar personalisht nga ministri spanjoll i Punëve të Brendshme Huan Igrnasi Soido Alvares. Ndërrimi i Traperos është shpallur në gazetën zyrtare spanjolle. Ai theksoi se do të respektojë vendimin, por për momentin nga përfaqësuesit zyrtar katalanas nuk ka asnjë reagim.
Pas largimit të tij, Trapero do t’u bashkohet tashmë të larguarve, Sesar Ping, sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë katalanase të Punëve të Brendshme, dhe Pere Soler, i cili ishte shef i policisë katalanase. Parlamenti katalanas dje shpalli pavarësinë, pas së cilës Senati spanjoll i miratoi Qeverisë të Mariano Rahoj të vendos kontroll të drejtpërdrejtë të Madridit ndaj Katalonjës dhe ndërrim të autoriteteve rajonale. Kryeministri spanjoll, i cili tani i mori autorizimet e liderit kaltalanas Karles Puxhdemon, e shpërndau parlamentin rajonal dhe shpalli zgjedhje të reja më 21 dhjetor. Puxhdemoni dhe 12 anëtarët e qeverisë katalanase tashmë nuk do të marrin pagë dhe do to mund të akuzohen për keqpërdorimin e funksioneve nëse refuzojnë që të respektojnë vendimet.