Qeveria spanjolle do të marrë kontrollin mbi Katalonjën, nëse Carles Puigdemont nuk merr vendim për t’u ndarë nga Spanja deri ditën e enjte në orën 10:00. Kështu ka thënë zëvendës kryeministrja e Spanjës Soraya Saenz de Santamaria, e cila ka shtuar se Puigdemont ka ende kohë për të dhënë një përgjigje përfundimtare, shkruan Reuters, transmeton Koha.net. Puigdemont pati kohë deri sot për të qartësuar qëndrimin e tij në lidhje me pavarësinë e Katalonjës. Ai duhej të jepte një përgjigje përfundimtare, po ose jo, po megjithatë lideri i Katalonjës sot nuk dha një përgjigje konkrete.