Nion, 20 shtator 2017 (MIA) – Stadiumi i ri i Altetiko Madridit, “Vanda Metropolitano” është zgjedhur të jetë nikoqir i finales së Ligës së kampionëve që do të zhvillohet më 1 qershor 2019. UEFA këtë vendim e solli pas votimit të 16 anëtarëve të Komitetit ekzekutiv të UEFA-s. Kapaciteti i stadiumit është me 67.703 vende.
Në konkurrencë për organizimin ishte edhe stadiumi në kryeqytetin e Azarbajxhanit, Baku. Por, në këtë stadium do të zhvillohet finalja e Liga Evropës, ndërsa Super Kupa evropiane do të zhvillohet në stadiumin e Beshiktashit.
Madridi për të pestën herë do të jetë nikoqir i finales, ndërsa katër ndeshjet paraprake u zhvilluan në stadiumin “Santiago Bernabeu”.