“Unë e kam kuptuar si një mashtrim, sinqerisht, edhe një herë, farsat që ata po thurin për të shprehur një gjë dhe më pas ndryshojnë gjithçka”, deklaroi Alfonso Dastis për radion franceze Europe 1 një ditë pas një fjalimi të shumë pritur të liderit separatist, Carles Puigdemont në Parlamentin rajonal në Barcelonë.
“Ai u shpreh se ata po ndërmarrin të drejtën e tyre për pavarësi pas rezultatit të pretenduar të referendumit të 1 tetorit, ku më pas ai i kërkoi Parlamentit për të pezulluar efektet e kësaj deklarate”, theksoi ai, duke e gjykuar tronditëse këtë mënyrë për të trajtuar asamblenë.
“Unë besoj se ai do të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë gjithnjë, duke ecur drejt një rruge që të çon në situata që nuk duam të shohim për Katalonjën në aspektin ekonomik dhe social”, vijoi ministri spanjoll i Punëve të Jashtme.