Real Madrid nuk janë dorëzuar sa i përket mundësisë së transferimit të Jota-s nga Benfika, edhe pse iu është refuzuar oferta, raporton AS.
Gjigantët e Spanjës e shohin sulmuesin 19 vjeçar si zëvendësim të Cristiano Ronaldo-s, dhe janë duke tentuar që ta rrëmbejnë para kandidatëve të tjerë nga Primeira Liga.
Pasi që ka refuzuar një ofertë prej 18 milionë eurosh nga Madridi, klubi portugez po tenton që ta ndalë atë në radhët e veta me një marrëveshje të re që do të e përfshinte një klauzolë prej 120 milionë eurosh, por ai nuk dëshiron që ta rinovojë atë, pasi që thuhet se do të e preferonte kalimin te kampionët e botës, sipas Goal.