Madonna po shpreson që një trajtim radikal i ri i gjakut do ta ndihmojë atë të largohet nga dhimbja misterioze që e detyroi ta anulonte një seri të koncerteve Madame X muajin e kaluar.
Superylli i popit i është drejtuar osteopatit Jean Michel Ete për rehabilitimin e tij të autohemoterapisë, procedurë kjo që e përzien gjakun me gazin e ozonit, shkruan KOHA Ditore.
Këngëtarja e hitit “Like A Virgin” e postoi të enjten videon e procesit në fjalë në mediat sociale – vajzat e saj binjake Stella dhe Estere qëndruan pranë nënës derisa gjaku po nxirrej, përzihej me gazin dhe pompohej përsëri në trupin e Madonnës përmes sistemit intravenoz.
‘”Infuzion i gjakut… infuzion me vitamina… tasat tibetian… këndimi dhe meditimi… U ndjeva për mrekulli më pas!”, shkroi këngëtarja.