Edhe në pragun e dekadës së shtatë të jetës, Madona nuk ndalet duke na befasuar – nga eksperimentet e modës, seksuale deri te ato estetike.
Kështu, publikimi i saj i fundit në Instagram ka gjithashtu porosi të fuqishme: “Madje edhe Madona frikësohet nga pleqëria”. Njëherit, në befasi të përgjithshme (ose indinjatë), ajo publikoi video të shkurtër nga “trajtimi i saj i fundit për të rinuar fytyrën “.
Pirunat me të cilat specialistja e kozmetikës “ia ka zbukuruar fytyrën” këngëtares, dukeshin të mprehta dhe të rrezikshme, ndërsa Madona – sikur nuk brengosej shumë për këtë.
Edhe pse shpesh herë e akuzojnë se nuk mundet ta kontrollojë prirjen e saj ndaj ndërhyrjeve estetike. Madona edhe njëherë dëshiron të dëshmojë se jeton për vete.