Tiranë, 20 korrik – Hulumtimi i zbatuar nga sektori joqeveritar, financiarisht i mbështetur nga Komisioni Evropian, tregon se madje 65 për qind e qytetarëve të Shqipërisë nuk mund të ndajnë mjete dhe të shkojnë në pushim.
“Sezoni veror ka hyrë në kulmin e tij, mijërra turistë pushojnë në bregdetin shqiptarë, ndërsa pikërisht qytetarët për pasuri të të cilëve konsiderohet deti nuk mund t’i ndjejnë të mirat e ujit të detit. Për madje 65 për qind e qytetarëve shqiptarë pushimi është luks, të cilin nuk mund ta lejojnë”, thekson televizioni Ora News.
Sipas televizionit, ky është numri më i madh në rajon, me dallim më të madh nga vendet fqinje, ku pushim veror nuk mund të lejojnë prej 38 deri në 47 për qind e popullatës.
“Në Shqipëri, të shkohet në pushim paraqet privilegj i pakicës, ndërsa pjesa më e madhe e familjeve duhet të luftojnë për të përmbushur nevojat e mbijetesës”, konstaton televizioni Ora News.
Sipas të dhënave të statistikës më 1 janar të vitit 2018 Shqipëria ka pasur 2.870.324 banorë.